75 Mall Live Search
20:12 / E Martë, 01 Korrik 2025 / Burim

Hekuran Murati jep një lajm të mirë për bashkatdhetarët

Nga sot, 1 korrik, ka hyrë në fuqi vendimi për mbulimin e kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, raporton IndeksOnline.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka bërë të ditur se polica 1-mujore e sigurimit për të gjitha automjetet deri në 9 pasagjerë mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare hyrëse të Kosovës.

“Mirë se vini në Kosovë!”, ka shkruar Murati.

Postimi i plotë:

Nga sot, 1 korrik, ka filluar zbatimi i mbulimit të kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje.

Polica 1-mujore e sigurimit për të gjitha automjetetet deri në 9 pasagjerë mund të merret  falas në të gjitha pikat kufitare hyrëse.

Mirë se vini në Kosovë! ❤️ /IndeksOnline/