75 Mall Live Search
14:13 / E Enjte, 20 Maj 2021 / OSH

Hekuran Murati thotë se shumë shpejt do të kthehet një pjesë e shumës së vjedhur në Thesar

Ministri i Financave, Hekuran Murati nW konferencën e ditës së sotme ka folur edhe për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se shumë shpejtë do të fillojë kthimi i atyre mjeteve që janë të bllokuara.

“Ne kemi kontaktuar me prokuroren e rastit dhe jemi njoftuar se shumë shpejtë do të fillojë kthimi i atyre mjeteve që janë të bllokuara, kurse për pjesën tjetër do të zhvillohet proces gjyqësor”, ka thënë ai./IndeksOnline/