13:48 / E Enjte, 23 Shtator 2021 / k.v

Helikopterët serb vëzhgojnë situatën në Jarinje (Video)

Helikopterë të forcave serbe po fluturojnë pranë kufirit Kosovë-Serbi, afër Jarinjes.

Ata po e përcjellin situatën e krijuar që katër ditë, ku një grup serbësh të veriut kanë bllokuar rrugën në shenjë revolte ndaj hyrjes në fuqi të reciprocitetit të targave.

Ndonëse nuk ka asnjë incident që katër ditë në këtë zonë, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po qëndron në Jarinje e Bërnjak.

Aty janë parë edhe pjesëtarë të KFOR-it dhe EULEX-it./IndeksOnline/