Helikopterët ushtarakë amerikanë zbresin në shtetin ballkanik
Grupi i shtatë helikopterëve luftarakë AC 64 Apache u ul të mërkurën në Kroaci. Air Force Base arriti në pistën e Plesos si pjesë e bashkëpunimit ushtarak dypalësh.
Bëhet fjalë për helikopterë luftarakë AH-64 Apache që përdorin teknologjinë moderne dhe një gamë të gjerë armësh në misionet e ndryshme luftarake.
Helikopterët amerikanë do të vazhdojnë më pas rrugëtimin në Greqi. Kroatët e kanë quajtur këtë ndalje të helikopterëve në Pleso si konfirmim i miqësisë së mirë që ka Kroacia me Amerikën.
Për të parë nga afër këtë grup helikopterësh, në pistë kanë qenë edhe ambasadori i SHBA-ve në Kroaci, Robert Kohorst dhe ministri i mbrojtjes kroat, Damir Krsticeviq./Indeksonline/