17:51 / E Hënë, 05 Qershor 2023 / LB

Helikopteri i KFOR-it ateron të Spitali Amerikan, a po kthehen në vendet e tyre ushtarët e lënduar në Zveçan

Një helikopter i KFOR-it është parë teksa ateron në afërsi të Spitalit Amerikan në Prishtinë.

Rreth 30 ushtarë të KFOR-it kishin mbetur të lënduar nga protestat e dhunshme të serbëve të organizuara para komunës së Zveçanit.

Ushtarët e plagosur ishte raportuar se kanë marrë trajtime në këtë psital.

Në anën tjetër, 15 ushtarë të KFOR-it janë kthyer në Itali, të cilët u plagosën gjatë protestave në veri të Kosovës.