14:11 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / k.v

Helikopteri i KFOR-it monitoron situatën në veri (Video)

Po vazhdon që nga mëngjesi protesta e serbëve para objektit të komunës së Zveçanit, raporton IndeksOnline.

Situata gjatë gjithë ditës ka qenë e qetë ndërsa KFOR-i nuk ka lëvizur nga pozicioni i tij për të ofruar siguri.

Aktualisht mbi territorin e Zveçanit po qarkullon një helikopter i KFOR-it i cili po e monitorin gjithë situatën.

Në protestën e sotme masivisht morën pjesë edhe stafi mjekësor i Qendrës Mjekësore në Zveçan./IndeksOnline/