75 Mall Live Search
17:50 / E Premte, 27 Tetor 2023 / MSH

Helikopteri i KFOR-it zbret në Lëbushë të Deçanit, aksidentohen përsëri ushtarët (Pamje)

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Lëbushë të Deçanit.

Në aksident kanë qenë të përfshirë disa ushtarë të KFOR-it.

Indeksonline raporton se nga ky aksident janë lënduar disa ushtarë, të cilët janë marrë me ambulancë të KFOR-it dhe janë transportuar në njërën nga bazat ushtarake të Misionit Paqeruajtës në Kosovë.

Kujtojmë se ditë më parë, aksident i ngjashëm ndodhi në Leshan të Pejës, ku i vdekur mbeti ushtari i KFOR-it italian, Claudio Cadeddu.

Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes, teksa do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.