13:43 / E Premte, 01 Dhjetor 2023 / L K

Helikopteri rrëzohet në autostradën e Madridit (Pamje)

Një helikopter u rrëzua në një autostradë në kryeqytetin spanjoll Madrid mëngjesin e sotëm.

Për mrekulli, dy personat që udhëtonin në helikopter kanë shpëtuar me plagë të lehta.

Përplasja ndodhi pak përpara një ure në brezin mesatar të autostradës.

Në afërsi të vendit të rrëzimit është qendra e ekspozitës Ifema, ku aktualisht po zhvillohet një ekspozitë aviacioni./Indeksonline/