12:31 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Helikopteri rus rrëzohet në Siberi, 18 të vdekur

Tetëmbëdhjetë vetë kanë vdekur në një rrëzim të helikopterit rus në Siberinë veri-perëndimore, thonë zyrtarët.

Ministria e emergjencave të Rusisë tha se MI-8 u rrëzua në orën 10:20 lokale (03:20 GMT), rreth 180 km nga qyteti i Igarka, në territorin e Krasnoyarsk.

Të gjithë ata që ishin në bord – tre anëtarë të ekuipazhit dhe 15 pasagjerë – u vranë.

Njoftohet se helikopteri po i çonte punëtorët në një stacion të naftës.

Rasti po hetohet, ndërsa vlerësimet fillestare kanë sugjeruar se avioni u godit nga një helikopter tjetër transportues menjëherë pas ngritjes.

Ministria ruse e transportit, e cituar nga agjencia e lajmeve AFP, tha se helikopteri i dytë u ul në mënyrë të sigurt dhe incidenti ndodhi në kushtet normale të “motit”./Indeksonline/