13:43 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Helmimi i zyrtarëve ka ndodhur në Ministrinë e Infrastrukturës dhe jo në QNR

Gjatë ditës së sotshme u lajmërua se gjatë verifikimit të zarfeve me vota nga Serbia, 26 zyrtarë janë helmuar pasi që zarfet kanë kundërmuar erë.

Për Indeksonline, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se helmimi ka ndodhur në ndërtesën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe jo në QNR siç u raportua.

“Sa për sqarim, ngjarja nuk ka ndodhur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, por në hapësirën e ndërtesës së Ministrisë së Infrastrukturës ku është i vendosur shërbimi votues. Puna në QNR është duke vijuar me normalitet. Prokurori dhe Policia janë në vendin e ngjarjes duke zhvilluar hetimet. Tani për tani unë nuk mund të them asgjë më shumë. Ju lutem kontaktojeni Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit.”, u shprehë ai.

Policia tashmë e ka izoluar vendin e ngjarjes dhe nuk po e lën askënd që të afrohet./Indeksonline/