14:41 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Helmohen 136 nxënës në pesë shkolla të Beogradit

Në pesë shkolla fillore të Beogradit, janë helmuar 136 nxënës.

Në Institutin e Shëndetit Publik thonë se fëmijët kanë shëndet më të dobët dhe se askush nuk është ndaluar në trajtim spitalor.

“Hulumtimi epidemiologjik ende nuk ka përfunduar, të dhënat janë duke u mbledhur në terren. Tani kemi 136 fëmijë të sëmurë nga pesë shkolla,” tha për Tanjug, epidemiologu Slavica Maris nga Instituti i Shëndetit Publik, duke shtuar se ata presin të dhëna edhe nga një shkollë tjetër, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.