Helmohen dhjetëra nxënës në një furrë buke në Vitomiricë të Pejës, po tentohet të heshtet rasti

Dhjetëra nxënës të shkollës fillore “7 Shtatori”, në Vitomiricë të Pejës, janë helmuar të hënën në një furrë buke.
Rasti ka ndodhur në një nga furrat që gjendet pranë shkollës “7 Shtatori”.
Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se më shumë se 30 nxënës kanë marrë trajtim mjekësor në QMF-në e Vitomiricës, që ndodhet pak metra larg shkollës. Ndërsa, disa të tjerë edhe në QKMF-në e Pejës.
Për rastin nuk është njoftuar as Policia e Kosovës, ngase skandali po tentohet të heshtet.
Disa nga prindërit e nxënësve me shqetësim kanë konfirmuar për Indeksonlinen se fëmijët e tyre kanë marrë infuzione pas helmimit.