75 Mall Live Search
18:49 / E Shtunë, 29 Qershor 2024 / G T

“Helvetikët” në epërsi pas pjesës së parë ndaj Italisë, paraqitje fantastike nga Granit Xhaka

Kombëtarja e Zvicrës është duke fituar minimalisht 1:0 ndaj Italisë në ndeshjen e vlefshme për raundin eliminim/direkt në Euro 2024.

Golin e vetëm pas pjesës së parë e shënoi mesfushori, Remo Freuler në minutën e 37’të, shkruan Indeksonline

Freuler shënoi një gol tejet të bukur pas një asisti fantastik nga Vargas.

“Helvetikët” patën edhe një rast për gol, por goditjen e sulmuesit Embolo e ndali për mrekulli portieri italian, Donnarumma./Indeksonline/