75 Mall Live Search
11:15 / E Mërkurë, 20 Mars 2024 / G T

“Helvetikët” nuk e rrezikojnë, largohet një lojtar nga kampi i Zvicrës

Kombëtarja e Zvicrës ka larguar nga kampi i tyre në La Manga të Spanjës një lojtar shkaku i lëndimit.

Portieri i Borussia Dortmundit, Grego Kobel është larguar nga kampi “Helvetik” për shkak të një lëndimi, shkruan Indeksonline

“Me marrëveshje mes Borussia Dormtund dhe Zvicrës ne kemi larguar nga kampi portierin, Gregor Kobel, i cili sapo ishte rikthyer nga lëndimi erdhi tek ne. Por, ai duhet të vazhdojë rikuperimin e tij dhe të rikthehet të luaj për skuadrën”, shkruhet në njoftimin e “Nati-t”.

Zvicra e Murat Yakin do t’i luajë dy miqësore gjatë këtij muaji, ndaj Danimarkës më 23 mars dhe ndaj Irlandës më 26 mars./Indeksonline/