19:19 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Hëna do kthehet në ngjyrë të kuqe, pas një eklipsi total gati 2 orësh

Hëna do të kthehet në ngjyrë të kuqe të mahnitshme këtë të premte për eklipsin më të gjatë hënor të plotë këtë shekull që zgjat gati dy orë.

Eklipset totale të hënës e kthejnë hënën të kuqe kur Toka kalon mes diellit dhe Hënës dhe hedh një hije mbi të.

Kur drita e bardhë nga Dielli godet atmosferën e Tokës, ngjyrat blu në të bardhë janë të shpërndara, do të thotë vetëm ngjyrat e kuqe do të godasin hënën duke i d hënë një ngjyrë krejt ndryshe.

Ngjarja e hënës do të zgjas për 103 minuta- katër minuta më pak se kohëzgjatja më e gjatë që ka ndodhur deri më tash ndonjë eklips.

Vendet e Afrikës Lindore, Lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore janë në vendin e duhur për eklipsin, që do të thotë se mund ta shohin atë tërësisht- me kusht që moti të jetë i mirë.

Eklipsi i përgjithshëm do të fillojë rreth orës 20:30 në Britaninë e Madhe më  27 korrik dhe do të përfundojë në orën 22:12. Deri pas orës 12 mund të ketë një eklips të pjesshëm./Indeksonline/