Hëna e veçantë e natës së sotme, do t’ju plotësojë dëshirat
Një mbrëmje të veçantë do të kenë vëzhguesit e qiellit sonte, teksa do shfaqet hëna e plotë, me një emër të veçantë, e cila zakonisht shfaqet në korrik, por këtë herë do të shihet mbrëmjen e 27 qershorit.
Hëna Luleshtrydhe apo e Trëndafiltë, e cila është hëna e plotë më afër ekuinoksit të verës, do të jetë mesatarisht e plotë. Hëna do të arrijë kulmin e saj të shkëlqimit në Bregun Perëndimor në orën 9:53 të mbrëmjes së sotme. Në Bregun Lindor, kjo do të ndodhë më vonë, ose teknikisht shumë herët në mëngjes, në orën 12:53 të së enjtes.
Hëna e plotë, zakonisht sjell për njerëzit një energji negative.
Për shumë mund të jetë nxitje e zemërimit, nervozizmit, stresit apo kaosit gjatë ditës, por hëna luleshtrydhe nuk do jetë e tillë.
Hëna e Trëndafiltë plotëson dëshirat, ndaj, para se t’i ngrini sytë në qiell për të parë mrekullinë, mendojeni dëshirën dhe tregojani vetëm Hënës.