75 Mall Live Search
08:30 / E Shtunë, 08 Qershor 2019 / indeksADMonline

Hëna është pjesë e Marsit?

“Për të gjitha paratë që shpenzojmë, NASA nuk duhet të flasë për vajtjen në Hënë, e kemi bërë 50 vjet më parë një gjë të tillë. Duhet të përqendrohen në gjëra më të mëdha, përfshirë Marsin (në të cilin bën pjesë Hëna), Mbrojtje dhe Shkencë “.

Kjo ka qenë fraza që ka shkruar në Twitter Donald Trump, duke kritikuar NASAn, por duke bërë një gafë mbi planetin Mars dhe satelitin e tokës, Hënën.

Fjalët e presidentit amerikan kanë bërë që të shpërthejë ‘rrjeti i pamëshirshëm’, i cili nuk i fal gabimet e tilla.

Me siguri Trump donte t’i referohej faktit se të shkosh në Hënë është pjesë e projektit më të madh, që është vajtja në Mars.

“I ka deklaruar vendit dhe botës se Hëna është pjesë e Marsit dhe nëse e thotë presidenti është e vërtetë “, është një nga twittimet e përdoruesve.

“Njeriu që akuzon të gjithë botën se thonë lajme të rreme, na thotë se Hëna është pjesë e Marsit “, shkruan një tjetër.