75 Mall Live Search
22:21 / E Enjte, 03 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Hendboll/ Kosova mposht Ishujt Faroe

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave ka shënuar sot fitore kundër Ishujve Faroe, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e parë kualifikuese drejt Kampionatit Botëror 2023.

Vashat e Kosovës i kanë mposhtur ato të Ishujve Faroe me rezultat 27:24 në ndeshjen që u zhvillua në palestrën e qytetit në Istog, raporton KosovaPress.

“Dardanet” e filluan këtë ndeshje në mënyrën më të mirë, ku në 30 minutat e para kishin epërsinë prej 14:13 në favor të tyre, kurse pjesën e dytë e mbyllën me rezultat 13:11.

Ndeshjen e dytë kundër Ishujve Faroe, Kosova do ta zhvillojë këtë të shtune me fillim nga ora 19:30, ku edhe do të synojë me çdo kusht fitoren që të kualifikohet në raundin e dytë të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror.

Rezultati final, 27:24 në favor të Kosovës.