22:59 / E Premte, 19 Korrik 2019

Hendbollistët e Kosovës premtojnë se do të japin maksimumin në ndeshjet e radhës

Kosova U21 ka humbur edhe ndeshjen e tretë në kampionatin botëror të juniorëve në Hendboll, që po mbahet në Pontevedra të Spanjës.

Por këta djelmosha shkruajtën historinë në sportin e Kosovës, ku arritën për herë të parë të kualifikohen në një kampionat botëror.

Ndeshjet e radhës kombëtarja e Kosovës i ka me Brazilin dhe me Bahrejnin. Do të jetë një sfidë mjaftë e vështirë për djelmoshat e Kosovës të kalohet, mirëpo ata kanë premtuar që do të japin maksimumin, shkruan Indeksonline.

Numri 7 i kësaj skuadre, Agon Bajqinovci ka thënë për Indeksonline se është një eksperiencë e papërshkrueshme të marrësh pjesë në këto gara.

“Edhe pse ndeshjet e radhës i kemi mjaftë të vështira, ne premtojmë se do të japim maksimumin. Atmosfera e kombëtares është shumë e mirë të gjithë mundohemi të japim maksimumin deri në atomin e fundit për ta përfaqësuar shtetin në mënyrën më të mirë të mundshme, kemi një ekip dhe staf të mrekullueshëm”, ka deklaruar Bajqinovci i cili luan në krahun e djathtë në kombëtaren U21./Indeksonline/