Hendbollistet e Prishtinës për gjashtë muaj u paguan vetëm dy herë , klubi i përjashton ato pa arsye

Klubi i femrave të hendbollit të Prishtinës ka përjashtuar gjitha lojtaret edhe nuk i ka kryer obligimet qe ka pasur ndaj tyre.
Një hendbollsite që ka preferuar të mbetet anonime i ka treguar Indeksonline se ato kanë bojkotuar stërvitje dhe ndeshjet që një kohë për shkak se klubi nuk ka kryer obligimet dhe nuk ka ua ka plotësuar kushtet.
“Ne si hendbolliste po kemi problem me kryesin e klubit për shkak mos plotësimit të kushteve, ne këtë mënyrë ne jemi detyruar me i bojkotu stërvitjet dhe ndeshjet, pasi që kryesia nuk ka ndërmarr asgjë për zgjedhjen e situatës. Lajmin po dëshirojmë me bo publik për shkak se vetëm jemi duke kërkuar të drejtat tona dhe obligimet që i ka klubi ndaj nesh, mirëpo kjo nuk po ndodh madje kryesia si zgjidhjen më të lehtë të situatës është duke e pa përjashtimin e të gjitha lojtarëve seniore prej klubit KHF Prishtina.”, u shprehë ajo.
Tutje, hendbollistja në kushte anonime ka treguar se në gjashtë muajtë e fundit, klubi i ka paguar vetëm dy herë.
“Rreth aktivitet afro gjashte mujor, shumica e lojtarëve janë paguar vetëm 2 herë edhe ne këtë rast me shuma(50, 100) me përjashtim të rasteve te pakta mirëpo as ato nuk janë te kënaqura. “, përfundoi ajo.
Klubi i femrave të Prishtinës sot ka luajtur ndeshjën e radhës në ‘play off’ , ku ka pësuar humbje 12-34, pasi ka luajtur me hendbollsitet kadete./Indeksonline/