‘Hendbollisti’ i siguron fitoren Juventusit
Juventusi arriti që të fitojë në ndeshjen kundër Torinos, mirëpo ndeshje kjo e cila do të diskutohet mjaftë gjatë.
Ishte De Ligt ai që i dhuroi fitoren Juventusit me golin e tij mirëpo po ashtu ai në pjesën e parë e preku topin me dorë në zonën e penaltisë mirëpo referi nuk akordoi penalti.
Ky veprim i gjyqtarit filloi të bëhet temë diskutimi në rrjetet sociale, pasi që gjyqtari as nuk e shikoi VAR-in për tu siguruar se a kishte prekje me dorë.
Kjo fitore Juventusit i siguroi edhe tri pikë tjera të rëndësishme dhe po ashtu mbeti lider në ligën italiane duke kryesuar me 29 pikë kurse me vetëm një pikë më pak gjendet në vendin e dytë Interi./Indeksonline/.