75 Mall Live Search
17:16 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Hendbollisti që po vjen fuqishëm

Agon Bajqinovci, majtaku i përfaqësueses së Kosovës që u paraqit në Kampionatin Botërorë U21, me paraqitjet e tij ka treguar se është një sportist me të ardhme të ndritur.

Kjo grupmosh bëri histori jo vetëm në Hendboll por edhe në të gjitha sportet ekipore pasi që janë të parët që arritën të jenë pjesë e një Kampionati Botërorë, shkruan IndeksOnline.

Por ky nuk ishte i vetmi sukses që Bajqinovci arriti këtë vit, pasi që menjëherë në fillim të sezonës vjeshtore ai startoi fuqishëm dhe në përfundim arriti t’i grumbullojë 127 gola të shënuara.

Agoni është vetëm 20 vjeçar dhe tani më është një ndër bartësit kryesor të ekipit të seniorëve të Prishtinës.

Ai si kapiten i ekipës së juniorëve në vitin 2019, arriti që të bëhet edhe Kampion i Kosovës. Në fund të sezonës ashtu edhe siç pritej, Agoni sikurse në vitin e kaluar nga Komuna e Prishtinës u nderua me çmimin e hendbollistit të vitit dhe në mesin e sportistëve më të mirë që premton të ardhme të ndritur.

Agoni foli edhe për indeksOnline ku tha “Është kënaqësi dhe privilegj i madh tash e 10 vite që nga hapat e parë të hendbollit të jem pjesë e ekipit më të mirë në Kosovë”.

Përveq tjerash Bajqinovci foli edhe rreth motivimit të tij dhe përkrahjen që e merr nga tifozët e klubit të Prishtinës.

Motivimin kryesor e gjej te familja, te bashklojtarët, trajneri dhe i gjithë stafi i KH Prishtina, të cilët më motivuan qysh i ri dhe më dhuruan besimin që të mos ndalem asnjëherë”.

Të jesh një lojtar i Prishtinës do të thotë të jesh një sportist profesional pasi që në Prishtinë gjen harmoninë më të mirë te bashklojtarët dhe të gjithë stafit, të cilët përkujdesen me përpikmëri dhe profesionalizëm në punët e tyre. Prishtina po ashtu ka tifozërinë më të mirë në botë, po sa të hyjmë në një ndeshje dhe janë “Plisat” prezent, zemra ime rreh ndryshe, zemra ime këndon së bashku me ta dhe mbushet me dashuri, forcë e motiv të cilin nuk mund ta gjesh në asnjë ekip tjetër”, përfundoi Agon Bajqinovci. /Indeksonline/.