14:57 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Hendbollistja, nga Mali i Zi, merr nënshtetësinë kosovare

Njëra nga hendbollistet më të mira në Kosovë, Suzi Ujkaj, prej sot është nënshtetase kosovare. Hendbollistja e lindur në Mal të Zi e që është kampione me Istogun në hendboll sapo ka njoftuar se është bërë shtetase e Kosovës.

Për këtë, Ujkaj ka disa falënderime.

“Nga sot zyrtarisht jam shtetase e Republikës së Kosovës , ndihem e nderume njëkohësisht do të jet privilegj për mua që do të jem edhe reprezentuese e Kosovës ne hendboll dhe do të jap kontributin tim që Kombëtarja e Kosovës të jetë e suksesshme në garat ndërkombëtare. Falenderoj presidentin e Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi që me dekret presidencial më dha shtetësinë e Kosovës.

Falenderoj Federatën e Hendbollit të Kosovës për perkrahjen si dhe trajnerin tim Faruk Shala, që me punë dhe perkushtim dhe sukseset e përbashkëta me klubin e hendbollit Istogu arrita që të jem e ftuar në Kombëtaren e Kosovës”, shkruan ajo në një njoftim./Indeksonline/