Henderson arsyeton humbjen: Ishim të pafat, bëmë shumë gabime

Liverpooli u mposht nga Real Madridi me rezultat 2-5 në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
Lapiteni i skuadrës angleze, Jordan Henderson duke folur për BT Sport tha se skuadra e tij bëri shumë gabime.
“Shumë e vështirë. Është e vështirë për ta përmbledhur. Në pjesën e parë ne luajtëm mirë. Bëmë shumë gabime dhe u ndëshkuam. Ata kanë aq shumë cilësi, por ne nuk e ndihmuam veten sonte. Ishim të pafat”, tha Henderson pas ndeshjes.
Kujtojmë se Liverpooli ishte në epërsi të dyfishtë por më pas Reali arriti të përmbys rezultatin dhe të fitoj. /IndeksOnline/
"We didn't help ourselves for sure!"
— LiveScore (@livescore) February 21, 2023
Jordan Henderson reflects on a bitterly disappointing night for Liverpool at Anfield 😬 pic.twitter.com/no2PZP5U8z