14:56 / E Enjte, 13 Korrik 2023 / LB

Henderson e pranon ofertën nga Arabia, paga e tij do të jetë marramendëse

Jordan Henderson e ka pranuar ofertën nga Arabia Saudite.

Por për tu transferuar në Arabi, Liverpooli ka vendosur një çmim për yllin anglez. Skuadra e Klopp po kërkon 10 milionë euro për ta liruar kapitenin.

Tani pritet të ketë diskutime mes dy palëve dhe mbetet të shihet nëse do të ketë marrëveshje të plotë mes dy skuadrave.

Henderson ka gjasë të bëhet futbollisti më i paguar në botë. Paga e tij raportohet se do të jetë 800 mijë euro në javë./Indeksonline/