75 Mall Live Search
21:51 / E Shtunë, 06 Janar 2024 / Gj. Sh

Henderson në Chelsea? Pochettino: Nuk flas me emra!

Mauricio Pochettino u paraqit në konferencë për media pas fitores 4:0 ndaj Prestonit në Kupën FA.

Një pyetje interesante u bë nga një gazetar, kur u pyet rreth një transferimi të mundshëm të Jordan Henderson në “Stamford Bridge”, shkruan Indeksonline

“Nuk flas me emra. Në këtë moment ne s’jemi duke folur për lojtarët. Ndoshta do të flasim. Për momentin jam i fokusuar në lojtar si Andrey Santos”, ishte përgjigja e Pochettinos

Kujtojmë që disa lajme po qarkullojnë se ish-mesfushori i Liverpoolit ka kërkuar të largohet nga Arabia Saudite dhe dëshiron një kthim në Premier League./Indeksonline/