75 Mall Live Search
23:44 / E Mërkurë, 11 Mars 2026 / G T

Henry i mahnitur nga Real Madridi pas fitores ndaj Cityt: “Ndoshta fanella e tyre më rrit edhe flokët”

Legjenda e futbollit francez Thierry Henry ka reaguar me humor dhe admirim pas paraqitjes mbresëlënëse të Real Madridit në fitoren 3:0 ndaj Manchester Cityt në Champions League.

Ish-sulmuesi i Arsenalit, i cili shpesh analizon ndeshjet në studio televizive, u shpreh i habitur nga aura dhe mentaliteti fitues i klubit madrilen, shkruan Indeksonline

“Real Madrid… nuk e di çfarë vendosin në atë fanellë. Ndoshta nëse e vesh edhe unë, mund të më ndihmojë që të më rriten përsëri flokët,” tha Henry me humor.

Deklarata e tij erdhi pas dominimit të madrilenëve ndaj kampionëve të Anglisë, duke theksuar edhe një herë reputacionin e Real Madridit si një ekip që shpesh shndërrohet në nivele të jashtëzakonshme në netët e Champions League./Indeksonline/