Henry: Kundërshtarët e kanë vetëm një mundësi për të dalë nga hija e Messit

Lionel Messi është kryefjala e futbollit në 15 vitet e fundit, duke bërë që futbollistët e tjerë të duken shumë të vegjël krah tij.
Ylli argjentinas ka fituar gjithçka me Barcelonën dhe ka triumfuar gjashtë herë në garën për lojtarin më të mirë në Botë.
Ish-futbollisti i Arsenalit dhe Barcës, Thierry Henry ka thënë se futbollistët nuk kanë gjasa t’i afrohen lavdisë së Messit.
“Secili lojtar në planet është nën hijen e Lionel Messit. Nëse doni të dilni nga hija e Messit, duhet të provoni një sport tjetër“, ka thënë francezi.
Henry dhe Messi kanë luajtur për tri vite së bashku te Barca para se 42 vjeçari të largohet drejtë Amerikës. /IndeksOnline/