Henry thotë se është turp që mesfushori anglez nuk e fitoi Topin e Artë në karrierën e tij

Thierry Henry beson se ishte një “turp” që “një nga mesfushorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave” nuk e fitoi Topin e Artë në vitin 2005.
Pothuajse dy dekadë më parë, sulmuesi i Barcelonës dhe Brazilit, Ronaldinho, fitoi Topin e Artë, i cili atëherë njihej si Çmimi i Futbollistit Evropian të Vitit, pas një viti të mrekullueshëm për klubin dhe kombin.
Pasi udhëhoqi Barcelonën në titullin e La Ligës – për të mos përmendur kontributin e tij në kualifikimin e Brazilit për Kupën e Botës – Ronaldinho u bë braziliani i tretë që fitoi këtë çmim duke grumbulluar 225 pikë.
Por rezultati erdhi si një shok për ish-sulmuesin e Arsenalit, Thierry Henry, i cili beson se Steven Gerrard duhet të kishte ngritur Topin e Artë të vitit 2005, pas fitores së Champions League me Liverpoolin.
“Ishtë një turp që ai nuk e fitoi Çmimin e Futbollistit të Vitit Evropian pas finales së Stambollit në vitin 2005,” tha ai, sipas faqes së internetit të Premier League.
“Për mua, ai do të konsiderohet si një nga mesfushorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave”, shtoi Henry.