Heqja e vizave/ Kjo është ora që kosovarët marrin lajmin e madh

Sot, më 18 prill pritet të bëhet votimi i fundit për heqjen përfundimtare të vizave për kosovarët.
Faqja e Komitetit për Drejtësi dhe Liri Civile të Parlamentit Evropian (LIBE) në Twitter, ku bërë të ditur edhe agjendën për datat 17-20 prill.
Komiteti LIBE njofton se më 18 prill në planin e ditës do të jetë votimi i vizave për kosovarët, që parashihet të ndodh rreth orës 12:00-13:00.
Votimi do të ndodh pas atij që ndodhi në LIBE më 23 mars, ku u miratua përfundimisht liberalizmi i vizave për Kosovën.
Kujtojmë se më 9 mars, Këshilli i Ministrave të BE-së ka votuar pro liberalizimit të vizave për kosovarët.
