15:01 / E Martë, 18 Maj 2021 / Blerim

Heqje kapele për pronarin e Manchester Cityt, ua paguan tifozëve udhëtimin për në Porto

Skuadra e Manchester Cityt do të luaj finalen e parë historike në UEFA Champions League më 29 maj në Portugali kundër Chelseat.

Pronari i Cityt, Shejh Mansour ka bërë gjestin e vitit! Ai ka marrë përsipër t’i financoj kostot e fluturimit, shkruan IndeksOnline

6 mijë tifozë për secilin klub janë lejuar nga shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA për të qenë të pranishëm në stadiumin e Portos.

Për shkak të kostove të mëdha që kanë tifozët, duke përfshi këtu edhe testin PCR – sheiku Mansour e ka parë të arsyeshme që pjesën e udhëtimit te kryej vet ai.

Kujtojmë që pasuria e Mansour shkon deri në 22 miliardë./IndekssOnline/