Hera e fundit kur Drita dhe Gjilani luanin në Prishtinë stadiumi ishte i stërmbushur
Të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet derbi më i madh i vendit ai në mes të Gjilanit dhe Dritës.
Për arsye se stadiumi i qytetit të Gjilanit është në renovim, FFK u ka dhënë leje që ndeshja të zhvillohet në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Hera e fundit kur këto dy skuadra luajtën në kryeqytet ishte finalja e Kupës në vitin 2001, ku Drita triumfoi pas penalltive.

Në atë ndeshje stadiumi ishte i stërmbushur dhe atëherë kapaciteti ishte më i madh pasi nuk kishte ulëse. /IndeksOnline/

