75 Mall Live Search
20:37 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / Gj Sh

“Here we Go”, Alejandro Garnacho lojtar i ri i Chelseas

Chelse ka arritur marrëveshje me Manchester United për transferimin e Alejandro Garnacho.

”Here we go” e cilëson gazetari, Fabrizio Romano, marrëveshjen mes klubeve angleze, shkruan IndeksOnline.

Garnacho donte vetëm Chelsean dhe do të nënshkruajë një kontratë shtatëvjeçare me klubin londinez.

Chelsea do të paguajë Manchester Unitedit plot 40 milionë euro për sulmuesin argjentinas./IndeksOnline/