“Here we go”/ Arsenal arrin marrëveshje me Chelsean për Madueke

Noni Madueke do të jetë futbollist i ri i Arsenalit.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Arsenali ka arritur marrëveshje me Chelsean, për sulmuesin anësor anglez, shkruan IndeksOnline.
Madueke do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore gjatë fundjavë dhe më pas do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Arsenalin.
Chelsea do të përfitojë 52 milionë euro nga shitja e 23 vjeçarit, i cili sezonin e kaluar shënoi 7 gola dhe bëri 3 asistime./IndeksOnline/