75 Mall Live Search
13:26 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / L A

“Here We Go”, Bayerni gati ta zyrtarizojë blerjen e parë për merkaton e janarit

Bayern Munichu ka siguruar blerjen e parë për vitin 2026.

Sipas Fabrizio Romanos, kampioni gjerman ka arritur marrëveshje me talentin 17-vjeçar ekuadorian, Virgilio Olaya nga SD Aucas.

Olaya, i cili luan në pozitën e qendërmbrojtësit shihet si një nga talentët më të mëdhenj ekuadorian.

Ai do të nënshkruajë kontratën katërvjeçare e gjysmë, ku më pas do të huazohet menjëherë për të fituar eksperiencë në futbollin evropian./IndeksOnline/