75 Mall Live Search
23:13 / E Hënë, 26 Prill 2021 / OSH

“Here we go” – Fabrizio Romano konfirmon që Nagelsmann do të jetë trajner i Bayern Munchen

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka konfirmuar se Julian Nagelsmann do të jetë trajneri i ri i Bayern Munchen.

Ai ka refuzuar ofertat e klubeve tjera dhe ka arritur një marrëveshje me bavarezët, transmeton Indeksonline.

Nagelsmann ka arritur marrëveshje 5 vjeçare me klubin e Bayern Munchen.

Bayern Munchen dhe RB Leipzig janë duke finalizuar detajet e fundit para përmbylljes së marrëveshjes.

Me këtë konfirmohet që Hansi Flick nuk do të jetë trajner i Bayernit sezonin e ardhshëm./Indeksonline/