“Here we go”, Franco Mastantuono arrin marrëveshje me Real Madridin

Futbollisti argjentinas, Franco Mastantuono ka arritur marrëveshje me skuadrën e Real Madridit.
Fabrizio Romano raporton se tashmë kjo është e kryer dhe lojtari pritet të zyërtarizohet me fanellën e klubit madrilen gjatë këtyre ditëve, shkruan Indeksonline
Mesfushori argjentinas do t’i bashkohet Real Madridit pas Kupës së Botës për Klube.
Ai është pjesë e River Plates dhe është vetëm 17-vjeçar./Indeksonline/