“Here We Go”, Interi sjell portierin e njohur të Serie A
Kampioni i Italisë, Interi ka arritur marrëveshje me portierin e Serie A-së.
Bëhet fjalë për italianin Ivan Provedel, nga skuadra e Lazios.

Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare me “Zikaltrit”, të cilët paguan rreth 3 milionë euro për të.
Provedel, kishte bërë rreth 146 paraqitje me Lazion, ku madje kishte shënuar edhe gol ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/

