75 Mall Live Search
12:02 / E Premte, 08 Gusht 2025 / G T

“Here we go”, Napoli transferon një mbrojtës të fortë nga La Liga

Skuadra e Napolit është duke bërë një tjetër “goditje” gjatë afatit kalimtar të verës.

Ashtu siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano – skuadra italiane ka arritur marrëveshje me futbollistin Miguel Gutierrez, shkruan Indeksonline

Kampioni italian do të paguajë plotë 20 milionë euro për mbrojtësin spanjoll që është pjesë e Gironas.

24-vjeçari momentalisht është i lënduar, por pritet të rikthehet gjatë muajit shtator.

Ai luan në pozitën mbrojtës i krahut të majtë dhe ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit.//Indeksonline/