“Here We Go”, Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.
Dekreti për mandatim i është dorëzuar Kurtit nga shefja e shtetit para pak minutash.
Postimi i plotë:
Sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ju priftë e mbara! ./Indeksonline/

