75 Mall Live Search
00:02 / E Premte, 12 Qershor 2026 / Gj Sh

“Here we Go”, Real Madrid bën goditjen e parë, nënshkruan me Bernardo Silva

Real Madrid ka bërë goditjen e parë në tregun e transferimeve.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, ”Los Blancos” ka mbyllur marrëveshjen me Bernardo Silvan, shkruan IndeksOnline.

Atij i është ofruar një kontratë dy vjeçare, e cila është pranuar nga Silva.

Bernardo ka pranuar kushtet personale, derisa zyrtarizimi do të ndodh në ditët në vazhdim.

Silva do të jetë transferi i parë në epokën e re të Jose Mourinhos.

Në garë për 31 vjeçarin ishin edhe Barcelona dhe Atletiko Madrid, por galaktikët arritën të përmysin situatën në favor të tyre gjatë ditës së sotme, duke arritur marrëveshje./IndeksOnline/