Here We Go, Semenyo i bashkohet Manchester Cityt
Antoine Semenyo mund të quhet lojtari më i ri i Manchester Cityt.
Ganezi, vendosi t’i bashkohet që në janar, me një lëvizje që shihet si hapi logjik për yllin e Bournemouthit.
Semenyo, kishte pasur oferta të shumta nga klubet e mëdha të Premierligës por që vendosi për Cityn, pasi që donte të luante për Pep Guardiolën.
City ka paguar klauzolën prej 65 milionë funtave për Semenyon, i cili do të nënshkruajë kontratë afatgjatë.
Semenyo, ka bërë 109 paraqitje me Bournemouthin prej që ju bashkua në vitin 2023 duke shënuar 31 gola dhe 13 asiste./IndeksOnline/

