Herën e fundit kur ndodhi kjo, Liverpooli e fitoi titullin
Liverpooli është në formë të lartë këtë sezon dhe Jurgen Klopp shpreson në titullin e Premier Leagues në fund.
Në fakt, ”Të Kuqtë” janë të pa mposhtur në 18 ndeshjet e para, duke i fituar 15 prej tyre dhe duke barazuar 3 herë.

Mirë, ky fillim i këtij sezoni pas 18 ndeshjeve, është më i miri në historinë e klubit që prej sezonit, 1987/88, kur në këtë vit, ata e fituan titullin.
Liverpooli regjistroi fitore, 2-0 përballë Wolvehampton Wanderers të shtunën, me Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk që shënuan golat e fitores, transmeton IndeksOnline.
Skuadra e Klopp është në krye të tabelës së Premier League dhe janë katër pikë para Manchester Cityt, skuadër e cila pësoi humbje, 2-3 nga Crystal Palace mbrëmë.

Dueli i radhës për Liverpoolin s’është i vështirë, por më 3 janar, përballet me Manchester Cityn, rivalin kryesor për tiitull.
The last time Crystal Palace beat Manchester City away from home was in 1990…
— SPORTbible (@sportbible) December 22, 2018
Liverpool won the league that year! pic.twitter.com/OShUUyR6JB
A do ta fitojë Liverpooli titullin e Premier Leagues këtë sezon? Mbetet të shihet në maj, pasi sezoni është ende shumë, shumë i gjatë./IndeksOnline/