Herën e kaluar e talli, kësaj radhe Trump e vlerëson kostumin e zi të Zelenskyt

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment interesant ndodhi në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u vu re nga një gazetar dhe nga presidenti Donald Trump.
“Dukesh fantastike me atë kostum”, tha gazetari Brian Glenn i Real America’s Voice, me Trump, i cili tha se i kishte thënë të njëjtën gjë.
“I thashë të njëjtën gjë”, tha me zë të lartë Trump, shkruan SkyNews.
Veshja e Zelenskyt u diskutua midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas përpara bisedimeve të së hënës midis udhëheqësit ukrainas dhe Trump,
Trump ishte i pakënaqur kur Zelensky mbërriti në Shtëpinë e Bardhë në shkurt i veshur me uniformën e tij ushtarake, duke e tallur se si ishte veshur.