11:08 / E Mërkurë, 05 Prill 2023 / MSH

“Herkuli i Kosovës” synon ta rrëzojë bik-un me grusht

Bujar Muli, është një nga njerëzit më të fortë që ka Kosova.

Vushtrriasi u bë i njohur me rekordet e arritura me forcën që ka.

Ndalja e veturave, tërheqja e kamionëve, ngritja e lartë e traktorit, lëvizjen e objekteve të rënda, janë vetëm disa nga sukseset e tij.

Por, tani ai i ka vënë vetës dhe një synim.

Ai do ta sfidojë vetën me një kafshë goxha të fuqishme.

Bujar Muli, do të provojë që ta ndal me grusht atë.

Për këtë ka njoftuar vet “Herkuli i Kosovës”, në rrjetet sociale para disa orësh.