75 Mall Live Search
16:48 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Hernan Crespo bëhet trajner, merr drejtimin e kësaj skuadre

Pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme, Hernan Crespo do të bëhet trajner.

Ish-ylli argjentinas ka marrë drejtimin e skuadrës nga vendlindja e tij, Club Atletico Banfield, shkruan Indeksonline.

Crespo është prezantuar sot dhe do të filloj punën e re së shpejti.

43 vjeçari ka qenë pjesë e shumë skuadrave të mëdha evropiane si Lazio, Inter, Milan e Chelsea. /IndeksOnline/