75 Mall Live Search
12:50 / E Diele, 11 Maj 2025 / Gj. Sh

Hernandez do të ndajë drejtësinë për herën e pestë në ”El Clasico”, ja si ishte rezultati në katër ndeshjet tjera

Gjyqtari Hernandez Hernandez do ta ndaj drejtësinë në ndeshjen vendimtare për titullin e kampionit të Spanjës, mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Kjo do të jetë hera e pestë që Hernadez do të gjykojë një ”El Clasico”, shkruan IndeksOnline.

Ai për herë të parë në një ndeshje mes Barcelonës dhe Real Madridit, ndau drejtësinë në vitin 2015.

Nga katër ndeshje të gjykuara nga ai, të dyja skuadrat kanë nga një fitore, derisa dy ndeshje përfunduan me barazim.

  • 2015/16 Barcelona 1-2 Real Madrid.
  • 2016/17 Real Madrid 2-3 Barcelona.
  • 2017/18 Barcelona 2-2 Real Madrid.
  • 2019/20 Barcelona 0-0 Real Madrid./IndeksOnline/