Hernandez gëzon tifozat e Milanit, refuzon ofertën e Al Hilal

Tifozat e Milanit kanë marr një lajm të mirë ditën e sotme.
Mbrojtësi i krahut të majtë, Theo Hernandez nuk ka pranuar ofertën personale të skuadrës arabe, Al hilal, shkruan IndeksOnline.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, pavarësisht marrëveshjes së Milanit me skuadrën arabe një javë më parë, Theo Hernández nuk ka pranuar të bashkohet me Al Hilal.
Asnjë marrëveshje për kushtet e kontratës dhe asnjë dritë jeshile nga lojtari deri më tani.
Al Hilal tani do të synojë transferimin e ndonjë futbollisti tjetër, në vend të Hernandez./IndeksOnline/