Hernandez “heroi” i Milanit, fitojnë Inter dhe Lazio
Milani ka shënuar fitore të madhe në transfertë, duke e mposhtur Parmën me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së 14-të të Serie A.
Golin e vetëm këtë ndeshje e shënoi Theo Hernandez në minutën e 88-të të ndeshjes.
Milani provoi shumë gjatë gjithë ndeshjes, por fitoren e arriti vetëm në minutat e fundit.
Në ndeshjen tjetër, Interi e ka mposhtur Spalin me rezultat 2-1.
Të dy golat për neroazurët i shënoi lojtari në formë, Lautaro Martinez në minutën 16-të dhe 41-të.
Golin e vetëm për mysafirët e realizoi Valoti në minutën e 50-të.
Fitore ka realizuar edhe Lazio që ka mposhtur Udinesen me rezultat 3-0.
Golat për shqiponjat i shënuan dy Immobile dhe një Alberto.
Interi merr kreun e tabelës me 37 pikë, një më shumë se Juventus, derisa Lazio mbetet në pozitën e tretë me 30 pikë.
Milani ngjitet në pozitën e 11-të me 17 pikë, aq sa ka Torino. /IndeksOnline/