75 Mall Live Search
07:58 / E Hënë, 06 Prill 2026 / G T

Heroi i Bosnjës, 14-vjeçari që i mori letrën portierit Donnarumma – po mendohet një befasi për të!

Televizioni boshnjak ka gjetur djalin e topave që mori fletën e fshehtë të Gianluigi Donnarumma me emrat e ekzekutuesve të penalltive gjatë ndeshjes së play-off-it të Kupës së Botës. 🇧🇦

Emri i tij është Afan Cizmic, 14 vjeç, dhe konsiderohet si ylli më i madh i ekipit të tij (18 gola në 12 ndeshje), shkruan Indeksonline

Afan vuri re se Donnarumma e kishte fshehur fletën larg portës, pranë peshqirit të tij, dhe sapo iu dha mundësia, ai shkoi dhe e mori atë.

Kanali boshnjak që e intervistoi dëshiron ta çojë atë në Kupën e Botës./Indeksonline/